Meritat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të padiskutueshme, thotë Peter Beyer, raportues për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës.
“Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e UÇK-së janë të padiskutueshme”, ka thënë Beyer për DW.
“Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës – pavarësisht se kush i ka kryer – dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën.”
Lexo më shumë këtu