Këngëtarja Beyonce ka vendosur rekord të ri në Çmimet Grammy duke fituar çmimin e saj të 28-të.

Kështu, ylli i muzikës RnB bëhet gruaja më e vlerësuar në histori të këtyre çmimeve duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.

Gjatë ceremonisë që u mbajt të dielën, Taylor Swift poashtu bëri histori duke u bërë këngëtarja e parë që shpërblehet tre herë për albumin e vitit. Ajo u shpërblye për albumin Folklore, derisa më parë ishte shpërblyer për albumet Fearless (2010) dhe albumin 1989 (në vitin 2016).

Albumi ‘Future Nostalgia’ nga Dua Lipa fitoi çmimin Best Pop Vocal Album, derisa për këngën e vitit u shpërblye Billie Eilish me “everything i wanted”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *