Në orët e para të tij si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nënshkruar disa urdhëra të cilët anulojnë disa prej vendimeve të paraardhësit të tij Donald Trump.
Ndër vendimet e anuluara është planifikimi për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën. Biden gjithashtu largoi ndalesat e udhëtimit drejt SHBA-ve nga disa vende kryesisht me shumicë myslimane.
Gjithashtu, është anuluar vendimi për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, transmeton REL.
Pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se paraardhësi i tij, Donald Trump i kishte lënë një letër shumë bujare.
“Meqenëse ishte private, nuk do të flas për këtë derisa të flas me të. Por, ishte letër bujare”, tha Biden.