Joe Biden është betuar sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e mbajtur në Uashington, Biden tha se “kjo është dita e demokracisë” dhe se “ne mësuam përsëri se demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë dhe, në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar.”

Para betimit të Biden, ishte nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ajo që bëri betimin në pozitën e re.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Më poshtë, ndiqeni fjalimin e plotë të Biden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *