Do të ketë pasoja të rënda për Rusinë nëse ajo pushton territorin e Ukrainës, ka parlajmëruar Presidenti amerikan Joe Biden.

Dhjetra mijëra trupa ushtarake ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën, derisa vendet perëndimore janë duke vëzhguar situatën që mund të përshkallëzohet në luftë.  

Rusia do të mbahet përgjegjëse nëse pushton Ukrainën. Kjo do të varet nga ajo që Moska do të bëjë. Nëse bëhet fjalë për një inkursion të vogël, ne do të debatojmë se çfarë duhet të bëjmë. Por nëse ata ndërmarrin atë që janë në gjendje të bëjnë, me gjithë ato forca të grumbulluara në kufi, kjo do të sillte pasoja shkatërrimtare për Rusinë, nëse do të pushtonte Ukrainën. Aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të vendosin kosto të rënda, me një dëm të konsiderueshëm, ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse”, ka thënë Biden, transmeton VOA.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se shpreson që Rusia të ndjek rrugën diplomatike.

“Aktualisht duhet të përqendrohemi tek ndalimi i një sulmi dhe jo të flasim për atë që ndodh më pas. Ajo që ndodh më pas nuk ka vend për diskutim”, ka thënë Blinken.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *