Me qëllim të “thellimit të lidhjeve bilaterale”, më 15 korrik do të zhvillohet një takim në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.

Siç transmeton REL, takimi është konfirmuar nga zëdhënësja e presidentit amerikan, Jen Psaki.

Biden dhe Merkel u takuan të premten gjatë zhvillimeve në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7).

Psaki ka thënë se në muajin korrik, Merkel dhe Biden ‘do të diskutojnë për përkushtimin e tyre për bashkëpunim më të ngushtë në një varg sfidash, përfshirë dhënien fund të pandemisë, adresimin e kërcënimit për ndryshimet klimatike dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *