Presidenti amerikan Joe Biden duket se ka dremitur për disa qaste gjatë pjesëmarrjes në samitin për ndryshimet e klimës që po mbahet në Glasgow.

Derisa aktivisti Ediie Ndopu po mbante fjalimin, mediat kanë kapur momentet kur Biden nuk mund të mbante sytë hapur.

Samiti në Skoci po shihet si mundësia e fundit reale që të arrihen marrëveshje për veprime konkrete për t’u përballur me ndryshimet e klimës.

Mediat raportojnë se Biden arriti të hënën në mëngjes në qytetin Edinburgh, disa kilometra larg Glasgow. Gjithashtu, theksohet se koha në Uashington është katër orë mbrapa me atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndryshme, ku nuk kanë munguar kritikat për presidentin amerikan, derisa ka patur edhe komente që kanë shprehur simpati për gjendjen e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *