Emërimet e ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit nga administrata e tanishme e Shteteve të Bashkuara tregojnë interesimin e saj për rajonin dhe të ardhmen e tij.

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, Charles Kupchan, mendon se rajoni i Ballkanit duhet të jetë i përgatitur për një “rikthim të angazhimit intensiv amerikan”.

“Në këtë rajon janë duke u dërguar diplomatë me përvojë, qoftë si ambasadorë apo edhe zëvëndës-ndihmës Sekretari për këtë rajon, si dikush me reputacion të madh. Mesazhi që është duke u dërguar është se, SHBA-ja e sheh rajonin si prioritet,” ka thënë Kupchan për Radio Evropa e Lirë.

Rreth emërimit të Christopher Hill si ambasador të SHBA-ve në Serbi, Kupchan thotë se diplomati me karrierë i njeh lojtarët në rajon dhe nuk do t’i duhet të krijojë lidhje.   

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë besoj se do ta dominojë mandatin e tij, për aq kohë sa ekziston si çështje në rajon dhe që vazhdon të krijojë tensione në mes të shqiptarëve dhe serbëve etnikë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në linja kufitare në Maqedoni të Veriut,” është shprehur Kupchan.

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *