Joe Biden ka triumfuar në shtetin e Pennsylvanias dhe ka arritur të fitoj 270 votat elektorale të nevojshme për t’u zgjedhur president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Pas konfirmimit të lajmit, Biden ka falënderuar amerikanët.
“Puna para nesh do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem President për të gjithë amerikanët – më votuat mua ose jo”, ka shkruar Biden në Twitter.
Demokrati ka premtuar se do të ruaj besimin që i është dhënë për të drejtuar vendin.