Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shpalosur qëndrimet e administratës në politikën e jashtme.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump, Biden ka shprehur se SHBA-të do të jenë të përkushtuara ndaj parimeve të NATO-s.

“Unë e mirëpres investimin tuaj në aftësitë ushtarake që mundësojnë mbrojtjen tonë të përbashkët,” tha Biden në një seancë online të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Zoti Biden tha se zyrtarët amerikanë po kryejnë një rishikim gjithëpërfshirës të stacionimeve të tyre ushtarake në të gjithë botën, por shtoi se ka anuluar urdhrat për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania – një vendim tjetër i administratës Trump që i kishte shqetësuar aleatët, transmeton VOA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *