Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me rastin e ditës së shtetësisë që serbët e festojnë pas disa dite.

Në këtë letër, ndër të tjera, Biden ka inkurajuar Vuçiqin në realizimin e reformave dhe arritjen e marrëveshjes në dialogun me Kosovën.

“Ju inkurajojmë të vazhdoni të ndërmerrni hapa të vështirë për të arritur atë qëllim përfshirë realizimin reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në letrën e presidentit amerikan, transmeton REL.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se edhe në Uashington ka pasur përpjekje që “njohja e ndërsjellë” të imponohet si zgjidhje përfundimtare, por është detyrim i tij të “mbrojë interesat serbe dhe se Dita e Shtetësisë (15 shkurt) është më e rëndësishme sesa dëshirat e shqiptarëve dhe amerikanëve”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *