Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur optimist për për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Në tubimin e tij për 100 ditët e para të administratës së tij, Biden tha se vendi “është përsëri në veprim”.

“Ju po dëshmoni se demokracia ofron zgjidhje për njerëzit,” tha presidenti amerikan në tubimin ku pjesëmarrësit qëndruan në makina të mbledhur pranë Atlantës në shtetin Xhorxhia.  

Në përgjigje të brohoritjeve nga pjesëmarrësit që kërkuan veprim në ndihmë të familjeve imigrante pa dokumente, të bllokuara në qendra federale në kufi, presidenti tha:

“Po punoj në atë drejtim. Më jepni pak kohë”, transmeton VOA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *