Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të dielën në Gjermani fillimin e një partneriteti global mbi infrastrukturën që synon t’i kundërvihet ndikimit të Kinës në vendet e botës në zhvillim.

Shtetet e Bashkuara synojnë të mobilizojnë rreth 200 miliardë dollarë, në fonde private dhe publike, gjatë pesë viteve të ardhshme, për të financuar infrastrukturën e nevojshme në vendet në zhvillim, nën një iniciativë të Grupit të Shtatëshes (G7) që synon të sfidojë projektin triliona dollarësh të Kinës “Një brez, një rrugë”.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky është vetëm fillimi i angazhimit perëndimor në këtë drejtim, transmeton VOA.

Të gjitha vendet e G7-ës do të mbledhin së bashku 600 miliardë dollarë, në kuadër të atij që Presidenti Biden e quajti Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *