Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se vendi i tij do të kthehet në Marrëveshjen e Parisit për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Më herët gjatë vitit, ishte Presidenti në largim Donald Trump që tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja duke e cilësuar atë si “trillim”.
Ndërkohë, Biden e bëri zotimin ndërkohë që afron pesë-vjetori i arritjes së Marrëveshjes së Parisit, ku 196 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara u angazhuan të forcojnë masat kundër çlirimit të gazeve të dëmshme për të luftuar ngrohjen klimatike.
Siç transmeton Zëri i Amerikës, Biden tha se Amerika do të përfshihet përsëri në paktin për të luftuar ndyshimet klimatike, që në ditën e parë të administratës së tij më 20 janar.