Presidenti amerikan Joe Biden e ka vlerësuar si “vendimi më i mirë” largimin e të gjitha forcave ushtarake nga Afganistani.

Pas 20 vjet prani në këtë vend, forcat amerikane përfunduan tërheqjen më 30 gusht të këtij viti.

Biden tha se merr përgjegjësinë për këtë vendim dhe se beson se qëndrmi më gjatë në Afganistan “nuk ka qenë opsion”.

“Ne kemi kryer një nga transportimet më të mëdha ajrore në histori. Asnjë vend nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë; vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë këtë”, tha Biden në një fjalim televiziv, transmeton REL.

Tërheqja ka qenë “vendimi më i mirë për Amerikën”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *