Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Joe Biden deklaroi se SHBA-të janë gati “të udhëheqin botën” nën drejtimin e tij.

Duke prezantuar ekipin e tij të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, Biden tha se “këta individë mishërojnë bindjen time esenciale se Amerika është më e fortë kur punon me aleatët e saj”.

Personat e zgjedhur për poste të larta, sidomos sekretari i ardhshëm i shtetit, Antony Blinken, kanë një botëkuptim globalist, të ndryshëm nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Biden do të marr udhëheqjen më 20 janar, derisa ai tha se SHBA-të janë “gati të përballen me kundërshtarët, jo të flakin aleatët. Jemi gati të ngremë zërin në mbështetje të vlerave tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *