Në ditët e para të tij si President i Shteteve të Bashkuara, demokrati Joe Biden ka planifikuar të propozoj një projektligj gjithëpërfshirës për imigracionin.

Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi që zoti Biden të bëjë betimin të mërkurën, transmeton Zëri i Amerikës.

Përmes këtij propozimi, administrata e re shpreson të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor.

Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *