Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka bërë thirrje liderëve politik në Kosovë dhe atyre në Serbi që t’i rikthehen dialogut.

“U jap zemër udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës që të hyjnë në këto bisedime me frymën e kompromisit dhe të ripajtimit, duke e ditur që do të kenë mbështetjen e plotë të popullit amerikan”, ka thënë Biden për IllyriaPress.

Në shkrimin e tij, Biden e ka theksuar se përfundimi i dialogut duhet të sjellë njohje reciproke mes dy vendeve.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sjell njohjen reciproke, ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të të dy vendeve si dhe përforcon institucionet e tyre demokratike, është thelbësore që Kosova dhe Serbia të ecin përpara. Ajo do të fuqizonte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve, do të përparonte aspiratën e tyre për anëtarësi në Bashkimin Europian dhe institucione të tjera shumëpalëshe, si dhe do të mbështeste vizionin e një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *