Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2019 kishte vlerën 26,9 milion euro, ndërsa importi 335,2 milion euro.
Kjo është një rënie prej 8.5% për eksport si dhe një rritje prej 10.6% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2019, transmeton Portali.info.
Sipas të dhënave të publikura nga kjo Agjenci të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (12.7%) në muajin Dhjetor 2019, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 308,3 milion euro krahasuar me deficitin 273,5 milion euro në vitin 2018.