Mesditën e së martës, vlera e monedhës Euro ra deri në nivelin e barazimit me Dollarin amerikan.

Një euro pati vlerën e një dollari, për herë të parë në pothuajse dy dekada.

Indeksi i dollarit u rrit me 0.3 për qind në 108.45. Rritja më e madhe e indeksit të dollarit u shënua në tetor të vitit 2002 kur arriti në 108.47, transmeton REL.

“Frika e recensionit po rritet” në Evropë për shkak të konfliktit në Ukrainë, thanë ekspertët nga e Commerzbank, dhe shkaktar kryesor vlerësohet besohet se janë furnizimet e gazit nga Rusia.

Sa më i ulët të jetë kursi i këmbimit të euros, aq më të forta do të bëhen monedhat e tjera, sikurse dollari. Si rezultat i kësaj, mallrat e importuara në shtetet evropiane bëhen më të shtrenjta, gjë që nxit më shumë inflacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *