Serbia është shumë larg demokracisë dhe kjo do të jetë një sfidë për administratën e re amerikane në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor.
Kështu mendon Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri, i cili e sheh të domosdoshme krijimin e një strategji të përbashkët transatlantike.
“Problem i madh është Serbia që është vendi më i madh dhe është e pamundur të zgjidhen problemet pa një Serbi demokratike. Serbia është sot më larg demokracisë sesa që ishte në cilëndo kohë që nga rënia e qeverisë së (Slobodan) Milosheviçit dhe kjo është sfidë e madhe”, ka thënë Bieber gjatë një debati të organizuar nga portali Balkaninsider.
Siç transmeton Zëri i Amerikës, Bieber është pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zëvendësohet nga normalizimi i marrëdhënieve ekonomike.
Lexo më shumë këtu