Jakup Ferri do të përfaqësoj Kosovën në Bienalen e 59-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Artisti kosovar do marrë pjesë me projektin “The Monumentality of the Everyday”, ka njoftuar Ministria e Kulturës.

Edicioni i 59-të i Bienales së Venedikut do të mbahet në mes muajit Prill dhe Nëntor të vitit 2022 dhe do të kurohet nga Cecilia Alemani.

“Si gruaja e parë italiane që mban këtë pozitë, synoj t’ju jap zë artistëve të krijojnë projekte unike që reflektojnë vizionet e tyre dhe shoqërinë tonë,” është shprehur Alemani.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *