Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që falja e namazit të Bajramit të Vogël të mos mbahet gjatë ditës së premte.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava përmes një videomesazhi.

Ai bëri thirrje që gjatë ditëve të festës të shmangen vizitat dhe të mos ketë tubime të mëdha, në mënyrë që të mbrohet secili nga përhapja e Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *