Bashkësia Islame e Kosovës ka shpërndarë udhëzimet dhe masat që duhet ndjekur për të hyrë në xhamitë e Kosovës, pasi ato të rihapen nga dita e nesërme (28 maj).

Abdesi duhet të kryhet në shtëpi, të vendoset maska dhe të ruhet distanca sociale, janë disa prej udhëzimeve të shënuara në njoftimin e BIK.

Këto udhëzime vijnë pasi Ministria e Shëndetësisë vendosi që nga dita e enjte të rihapen xhamitë dhe kishat për qytetarët që duan t’i kryejnë ritet fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *