Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak është shrpehur optimist se mund të priten rezultate pas takimit të fundit të grupeve për negociata në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

“Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda ditësh”, tha Podolyak përmes një video-mesazhi.

Ai gjithashtu deklaroi se pala ruse “veçse ka nisur të bisedojë në mënyrë konstruktive”, transmeton REL.

Ukraina tha se është e gatshme për negociata, por nuk do të pranojë asnjë ultimatum.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve ruse RIA, ka cituar zyrtarin e delegacionit rus, Leonid Slutsky, të ketë thënë se në bisedime është arritur përparim substancial.

Deri tani, Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar tri runde bisedimesh në Bjellorusi. Kryediplomatët e të dy shteteve janë takuar po ashtu në Antali të Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *