Nëse respektohet marrëveshja arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë atëherë targat ‘KM’ nuk do të ekzistojnë pas gjashtë muajsh, thotë Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.    

Në një instervistë për REL, ai tha se nëse gjithçka rrjedh përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel atëhëherë targat me mbishkrimin ‘KM’ nuk do të kenë vend në Kosovë pas 21 prillit të vitit 2022.

“Targat që kanë qarkulluar deri më tani në veri, nga dita e hënë (4 tetor) konsiderohen si targa të Serbisë, të një shteti të cilin ne ende nuk e njohim. Ky trajtim vlen për gjashtë muaj, për arsye se brenda gjashtë muajsh, Grupi Punues e ka për detyrë të gjejë një zgjidhje permanente sipas standardeve dhe praktikave më të mira të Bashkimit Evropian”, ka shpjeguar Bislimi.

Ai ka thënë se nuk është mbajtur asgjë e fshehtë nga publiku për marrëveshjen e arritur ditë më parë në Bruksel dhe se ajo është e plotë ashtu si e ka publikuar ndërmjetësi evropian Miroslav Lajçak.

Nga dita e shtunë (2 tetor) parashihet të zhbllokohen pikat kufitare në veri të Kosovës duke ndodhur vendosja e trupave të KFOR-it, derisa pritet largimi i barrikadave të vendosura nga qytetarët serbë dhe gjithashtu largimi i policisë speciale të Kosovës.

Gjatë intervistës, Bislimi ka folur edhe për çështjen e gazësjellësit të financuar nga administrata amerikane, për të cilin Kosova nuk ka pranuar të bëhet pjesë e shtrirjes së infrastrukturës së tij.

“Kosova nuk është tërhequr nga procesi i gazit. Kosova ka kërkuar kohë që të marrë një vendim të kualifikuar”, ka thënë Bislimi.

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *