Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në këtë urim, Blinken ka theksuar “njohjen reciproke në qendër” në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, është thelbësor për këtë gjë. Marrëveshja e propozuar së fundi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, e ka mbështetjen tonë të madhe dhe ajo do të drejtojë shtetin tuaj drejt një stabiliteti më të madh rajonal dhe integrimeve evropiane e euro-atlantike”, ka thënë Blinken, transmeton REL.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Në një draft që e ka parë REL, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *