Bashkimi Evropian duhet të tregoj se mund të zgjidh problemet në Ballkan, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ky proces duhet të zgjidhet në kuadër të perspektivës evropiane.

“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global,” ka thënë Borell.

Këto komente ai i bëri gjatë një debati kushtuar dhjetëvjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Na vjen mirë që SHBA-të duan të ndihmojnë, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces. Vetëm BE mund të paraqesë ofertën e rëndësishme për njerëzit atje dhe ajo është perspektiva evropiane. Në kuadër të kësaj perspektive duhet të zgjidhet problem,” tha, ndër të tjera, Borell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *