Pas formimit të qeverisë së Kosovës, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pret që dialogu Serbi-Kosovë të nisë së shpejti.

“Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri” ka thënë Borrell në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ka rëndësi se kush do të jetë, por mendoj se na duhet dikush që e njeh rajonin, që është një diplomat me eksperiencë dhe që ka vullnet të angazhohet sepse e dini se kjo punë kërkon punë 25 orë në ditë, çdo ditë. Nuk mund të punoni për një javë dhe të shkoni të bëni diçka tjetër.”

Lexo tërë intervistën këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *