Muaj më parë kishte patur propozim për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, pa treguar se nga kush është ngritur ky propozim.
“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell për mediat serbe, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për vendet e Ballkanit Perëndimor, diplomati spanjoll theksoi vështirësinë e investimeve përderisa ka aq shumë kufinj dhe ndasi mes gjitha vendeve në këtë rajon. Përkundër kësaj, Borrell tha se e ardhmja e gjithë rajonit është drejt Bashkimit Evropian.
Lëxo më shumë këtu