Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Kosovës duhet t’i ofrohet liberalizimi i vizave.

“Ne e mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Borrell të hënën.

Gjatë një takimi në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan edhe për Ballkanin Perëndimor.

Dialogu Kosovë – Serbi ka qenë temë diskutimeve, ndërsa burime të KOHA-s thanë se është pajtuar që Ballkanit Perëndimor duhet dërguar porosia e qartë. Po ashtu është thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.

Ndërsa, Borrell gjithashtu tha se në takimin e së hënës është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar se duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet paraprake.

Ai ka thënë se një takim tjetër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mund të mbahet para fillimit të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *