Pas vizitës në Rusi, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur se ky shtet nuk dëshiron të ketë dialog konstruktiv me BE-në.

“Vizita ime në Moskë theksoj se Rusia nuk dëshiton të kap mundësinë për të pasur një dialog më konstruktiv me Bashkimin Evropian. Kjo është për të ardhur keq dhe ne duhet të nxjerrim pasojat,” ka shkruar Borrell në Twitter.

Raportet mes BE-së edhe Rusisë u acaruan edhe më shumë kur ministria e jashtme ruse dëboi diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia sepse ata morën pjesë në demonstrata të paligjshme në mbështetje të Alexei Navalny.

Gjatë ditës së hënë, Gjermania, Suedia dhe Polonia kanë njoftuar se do të dëbojnë secila nga një diplomat rus, si kundërpërgjigje ndaj Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *