Për të stabilizuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka tjetër rrugë përpos dialogut, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën,” tha Borrell të mërkurën.

Diplomati  evropian foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, transmeton REL.

Ai tha se Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *