Ndarja e çmimeve Brit Awards po ndodh në Londër, ku mysafirët nuk janë të detyruar të mbajnë distancë sociale apo të vendosin maskën.
Audienca në London O2 Arena kap rreth 4,000 persona të pranishëm.
Siç transmeton BBC, kjo ngjarje është pjesë e skemës pilot të qeverisë britanike për rihapjen e organizimeve dhe shfaqjeve direkte.
Deri tani, fitues gjatë mbrëmjes janë Little Mix për grupin më të mirë britanik dhe Arlo Parks për artisten e re më të mirë.
Gjatë mbrëmjes, ndër performuesit ishte edhe këngëtarja Dua Lipa e cila këndoi një përzierje të hiteve të saja.