Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur 281 gjatë ditës së dielë.
Mediat kanë raportuar që ndër të vdekurit e fundit është edhe një 18 vjeçar, i cili kishte edhe probleme shëndetësore të tjera.
Kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar për masa më të rrepta nëse qytetarët nuk i përmbahen seriozisht këshillave që ka prezantuar deri më tani Qeveria.