Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd ka reaguar pas raportimeve të disa mediave serbe sipas të cilave Kosova po armatoset me armë të ardhura nga ky shtet.

Gjatë ditëve të fundit, mediat serbe raportuan se Kosova po armatoset me raketa “javelin”, derisa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte thënë se “askush nuk ka të drejtë ta armatosë Kosovën, por nuk e kanë dert”.

Ndërkohë, pyetjeve rreth kësaj çështje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ishte përgjigjur duke u thënë gazetarëve kosovarë se nuk duhen t’i marrin si fakte ato që raportohen në mediat e Serbisë.

Në reagimin e Ambasadës britanike në Beograd u theksua se këto shkrime për eskport të armëve nga Britiania e Madhë në Kosovë janë “krejt të sajuara”.

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar u bën thirrje medieve që të kontrollojnë faktet dhe ta parandalojnë përhapjen e dezinformatave e të lajmeve të rrejshme”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës dërguar Tanjugut, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *