Britania e Madhe planifikon të “përshpejtoj” procesin për deportimin e azilkërkuesve shqiptarë të pamiratuar.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”, sipas statistikave të publikuara të enjten.

Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, britanikë të imigracionit do të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend do të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton VOA.

“Një numër i madh shqiptarësh po gënjehen nga kontrabandistët e pamëshirshëm dhe bandat e egra të krimit të organizuar, duke i shtyrë ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe”, tha në një deklaratë Sekretarja e Brendshme Priti Patel. “Ky abuzim i sistemit tonë të imigracionit dhe njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre nuk mund të vazhdojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *