Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Bullgaria “një zgjidhje përfundimtare” në lidhje me mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut që po e pengojnë këtë të fundit të hap negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë që të lini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” shkruhet në letrën dërguar ambasadorit bullgar në SHBA, Tihomir Stoychev.

Në letrën e dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, William Keating dhe Claudia Tenny, i bëhet thirrje Bullgarisë të arrij “një zgjidhje përfundimtare” që më pas do t’i hapte rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.     

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian,” thuhet në letër, transmeton EuronewsAlbania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *