Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës kanë nxjerr fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se Bulliqi ka marr 51.64% të votave, duke shmangur balotazhin.
Pas tij është radhitur kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari me 35.97% të votave, dhe i treti ka dal Naim Fetahiu i PDK-së me 12.40% të votave.
Ndërkohë, rezultatet preliminare nga zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut kanë treguar për fitore bindëse të kandidatit Milan Radojevic nga Lista Serbe me 89.86%.