Kategoria e parë e futbollit gjerman do të kthehet me vazhdimin e ndeshjeve nga 16 maji.

Kështu, Bundesliga bëhet liga e parë e futbollit evropian që kthehet me zhvillimin e ndeshjeve pas ndërprerjes së tyre për shkak të koronavirusit.

Një nga ndeshjet më interesante të këtij rikthimi do të jetë derbi ndërmjet Borussia Dortmund dhe Schalke.

Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund të sezonit, derisa vikendi përfundimtar është paraparë të mbahet më 27-28 qershor.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues, derisa rreth 300 persona do të jenë në stadium, në secilën ndeshje. Këtu bëjnë pjesë lojtarët, stafi i ekipit dhe zyrtarët e nevojshëm për zhvillimin e një takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *