Në parlamentin gjerman, Bundestag, gjatë ditës së mërkurë është diskutuar për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Një mocion i Alternativa për Gjermaninë (AfD) që kërkoi anulimin e kësaj rregullore është kundërshtuar nga partitë e tjera.

Deputeti djathtist Rene Springer tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej të cilëve po largohet fuqia punëtore, transmeton DW.

Ai përmendi ndër të tjera Kosovën, ku “largimi i personelit shëndetësor e ka çuar sistemin shëndetësor në një gjendje alarmante”.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u miratua në vitin 2016 dhe u lejon imigrantëve nga Ballkani të vinë në Gjermani edhe nëse kanë kualifikime të ulëta. Kusht është që të kenë kontratë pune në Gjermani.

Duke filluar nga ky vit ajo është zgjatur deri në vitin 2023. Dhe numri i imigrantëve që mund të vijnë në Gjermani me këtë rregullore është kufizuar deri në 25.000 në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *