Kryetari i parlamentit gjerman ka ofruar mbështetje për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i Bundestagut, Wolfgang Schäuble u takua të hënën me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca, duke i shprehur gatishmërinë për mbështetje të dialogut.

“Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, transmeton DW.

Ndër temat e biseduara mes Konjufcës dhe Schäuble ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj. 

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *