Kryediplomati shqiptar takohet me Zelenskyn në Kiev: Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me kryeministrin Denys Shmyhal, si dhe me zyrtarë tjerë ukrainas. “Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres […]

EULEX’i përforcon praninë në Kosovë

Pritet të arrijnë forca shtesë nga Franca, Italia, Portugalia e Lituania. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij përmes dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia. Kështu është bërë e […]

Zgjedhjet në Kroaci – Milanoviq merr 75 përqind të votave

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Zoran Milanoviq, siguroi një fitore të lehtë dhe bindëse, duke marrë 75% të votave pas numërimit të pothuajse të gjitha qendrave të votimit. Pavarësisht se roli i tij është kryesisht ceremonial dhe me kompetenca të kufizuara sipas ligjeve, Milanoviq theksoi rëndësinë e pozicionit të tij si të padiskutueshëm dhe një në […]

Ngecin kërkimet për të zhdukurit gjatë luftës, Serbia mban peng arkivat

Serbia vazhdon të refuzoj që të dorëzoj te Kosova të dhënat nga arkivat që do të ndihmonin në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës nga forcat serbe. Në një intervistë për Ekonomia Online, Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, kritikoi mungesën e gatishmërisë së palës serbe për të ofruar të dhëna […]

O’Brien: ShBA-të do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës

Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë. O’Brien në një intervistë për RTS-në, ka thënë se çështja e Kosovës është një nga më të ndjeshmet, pasi që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nuk pajtohen rreth kësaj teme. “Dialogu strategjik SHBA-Serbi […]

O’Brien: Kosova dhe Serbia duhet t’i bëjnë disa gjëra për të lehtësuar zgjidhjen e problemit për hir të integrimit evropian

Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet për hir të integrimit të tyre evropian. “Konkluzioni mes Kosovës dhe Serbisë është se ekziston një mënyrë normale evropiane për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Vitet e fundit, liderët duhej të binin dakord për çdo hap të vogël, falë të cilit çdo hap kishte një rëndësi të madhe politike. […]

Aktorët e TKK-së pezullojnë grevën gjatë fushatës zgjedhore

Kanë gati dy muaj që kanë hyrë në grevë, por deri më tani kërkesat e tyre nuk janë adresuar. Ata janë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët tashmë kanë vendosur të pezullojnë grevën përgjatë fushatës politike zgjedhore. Kështu ka njoftuar Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës (SHSATKK). “Pas një greve 54-ditëshe, […]

Lista Serbe nis fushatën zgjedhore në Ranillug

Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu. Në fjalën e tij, presidenti i kësaj partie, Zllatan Ellek, tha se situata në Kosovë për serbët është e rëndë, por se zgjedhjet e 9 shkurtit janë mundësi që kjo situatë të ndryshojë. […]