KFOR-i e vlerëson të qëndrueshme situatën në veri të Kosovës
KFOR-i ka larguar të dielën trupat e këtij misioni nga ndërtesa komunale në Zveqan, në veri të Kosovës, duke e konsideruar situatën si të qëndrueshme. Kjo është komuna e tretë dhe e fundit që misioni i KFOR-it ka tërhequr trupat nga ndërtesat komunale, pas vendosjes së tyre kur tensionet në komunat në veri të banuara […]
I kemi humbur 31.000 ushtarë, thotë Zelensky
Që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dy vite më parë, deri sot janë vrarë 31.000 ushtarë ukrainas. Kështu ka deklaruar të dielën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas, në shënimin e dyvjetorit të fillimit të luftës nga Rusia ndaj Ukrainës, që nisi më më […]
DASH: Kosova kërkon të blejë 246 raketa Javelin
Kosova ka bërë kërkesë për të blerë 246 armë të llojit raketë anti-tank në vlerë prej 75 milionë dollarë, ka konfirmuar Departametni amerikan i Shtetit. “Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, është […]
Amerikanëve u ofrohet vaksina e re kundër COVID-it
Shumica e amerikanëve duhet të marrin vaksinën më të fundit ndaj COVID-it, njoftuan të martën zyrtarët e shëndetësisë. Komisioni këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi vaksinat e reja për personat e moshës nga 6 muaj e lart, dhe ky sugjerim u mbështet menjëherë nga drejtorja e këtij institucioni. Ashpërsia e […]
Dialogu Kosovë-Serbi: Duhet rishikim i metodologjisë së ndërmjetësimit, thotë Petritsch
Viti 2024 duhet të shfrytëzohet që të krijohet një qasje e re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në të kundërtën mund të mos ketë përparim as në vitin 2025, ka deklaruar diplomati Wolfgang Petritsch. “Unë besoj që nëse nuk shfrytëzohet viti 2024, për ta nxitur BE-në dhe Beogradin […]
Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën 20.000
Mbi 20,000 të vrarë është shifra e fundit nga lufta në Gazë mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit palestinez Hamas. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë […]
“Krishtlindja na thërret të rilindemi në virtyte”, thotë Don Agim Qerkini
Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, besimtarë katolikë u mblodhën të dielën për meshën e së Dielës, e cila këtë herë rastisi të jetë në vigjilje të Krishtlindjeve. Mesha në Katedralen “Shën Nëna Terezë”, këtë të diel ishte më e veçantë. Njerëz të shumtë morën pjesë në të Dielën e Katërt të Ardhjes, e cila […]
Rrezik “jashtëzakonisht i madh” për sulme të ngjashme si në Banjskë, vlersojnë njohësit e sigurisë
Rrreziku është shumë i madh që të ndodhin sulme terrorsite të ngjashme me atë të 24 shtatorit në Banjskë, në pjesën veriore të Kosovës, kanë vlerësuar studiuesit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Mentor Vrajolli, drejtor i QKSS-së, thotë se tentativa të ngjashme për sulme si ato të 24 shtatorit janë të mundshme. “Serbia […]
Izraeli vazhdon luftën derisa shtohen thirrjet për armëpushim në Gaza
Teksa ushtarët izraelitë vijojnë operacionin për shkatërrimin e Hamasit, qeveria izraelite po përballet me më shumë thirrje për armëpushim, edhe nga aleatët e saj. Thirrjet vijnë pas një seri sulmesh, përfshirë atë ku u vranë 3 pengje izraelite. Lufta ka rrafshuar pjesën dërrmuese të veriut të Gazës, duke vrarë mijëra civilë dhe zhvendosur popullsinë në […]
OSBE: “Angazhimi vendimtar” i Vuçiqit minoi procesin zgjedhor në Serbi
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) deklaroi të hënën se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Presidentit, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë minuar procesin zgjedhor në tërësi” të zhvilluar të dielën në Serbi. Sipas OSBE-së, këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për garë”, […]