Rrreziku është shumë i madh që të ndodhin sulme terrorsite të ngjashme me atë të 24 shtatorit në Banjskë, në pjesën veriore të Kosovës, kanë vlerësuar studiuesit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Mentor Vrajolli, drejtor i QKSS-së, thotë se tentativa të ngjashme për sulme si ato të 24 shtatorit janë të mundshme.

 “Serbia ka qenë dhe është kërcënim. Mbase kjo që po ndodh sot është një alarm për të kaluarën ku në masë të madhe perëndimi e kishte kërcënimin që vjen nga Serbia dhe sidomos lidhjet e saja me Rusinë të cilat sot për sot janë duke u ekspozuar. Sulmi në Banjskë gjithsesi se ishte sulm i cili ndërlidhet me interesat qoftë të grupeve nacionaliste të Serbisë, por edhe të shtetit rus, kështu që risku që të ketë tentativa të ngjashme përsëri në Kosovë është jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar Vrajolli, transmeton KOHA.

Për mundësinë e këtyre sulmeve foli në një konferencë për medie kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, një ditë më parë.

E sipas Vrajollit, paralajmërimi për një gjë të tillë bëhet, pas informatave që Kosova i ka mbledhur për sulmin Banjskë, pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e Serbisë.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *