KFOR-i ka larguar të dielën trupat e këtij misioni nga ndërtesa komunale në Zveqan, në veri të Kosovës, duke e konsideruar situatën si të qëndrueshme.

Kjo është komuna e tretë dhe e fundit që misioni i KFOR-it ka tërhequr trupat nga ndërtesat komunale, pas vendosjes së tyre kur tensionet në komunat në veri të banuara me shumicë serbe shpërthyen në maj ta vitit të kaluar.

“Në tri komuna në fillim ka qenë KFOR-i, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Janë tërhequr nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi më herët ndërsa Zveçani është komuna e tretë dhe e fundit sepse në njërën komunë nuk ka pasur fare pjesëtarë të KFOR-it”, ka thënë Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, transmeton VOA.

“Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë të KFOR-it nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën komunale, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonë për të zhvilluar kontrollet e rregullta për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë banorët e kësaj komune”, thuhet në një njoftimin e misionit paqëruajtës të KFOR-it.

Kosova u gjet nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropain pas tensioneve të majit të vitit të kaluar, i cili kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në zonë.

Autoritetet në Kosovë, thonë se ulja e pranisë së njësive të posaçme në dhe përreth ndërtesave komunale në veri dhe hapja e procesit për organizimin e zgjedhjeve duhet të cojë në heqjen e masave ndëshkuese.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *