Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën 20.000

Mbi 20,000 të vrarë është shifra e fundit nga lufta në Gazë mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.   Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë […]

“Krishtlindja na thërret të rilindemi në virtyte”, thotë Don Agim Qerkini

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, besimtarë katolikë u mblodhën të dielën për meshën e së Dielës, e cila këtë herë rastisi të jetë në vigjilje të Krishtlindjeve. Mesha në Katedralen “Shën Nëna Terezë”, këtë të diel ishte më e veçantë. Njerëz të shumtë morën pjesë në të Dielën e Katërt të Ardhjes, e cila […]

Izraeli vazhdon luftën derisa shtohen thirrjet për armëpushim në Gaza

Teksa ushtarët izraelitë vijojnë operacionin për shkatërrimin e Hamasit, qeveria izraelite po përballet me më shumë thirrje për armëpushim, edhe nga aleatët e saj. Thirrjet vijnë pas një seri sulmesh, përfshirë atë ku u vranë 3 pengje izraelite. Lufta ka rrafshuar pjesën dërrmuese të veriut të Gazës, duke vrarë mijëra civilë dhe zhvendosur popullsinë në […]

OSBE: “Angazhimi vendimtar” i Vuçiqit minoi procesin zgjedhor në Serbi

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) deklaroi të hënën se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Presidentit, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë minuar procesin zgjedhor në tërësi” të zhvilluar të dielën në Serbi. Sipas OSBE-së, këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për garë”, […]

Vuçiq shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, […]

Vdes Andrew Strong, avokati mbrojtës i Haradinajt dhe Veselit

Pasditen e kësaj të hëne, është ndarë nga jeta avokati amerikan, Andrew Strong. Andrew Strong qe pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale. Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush […]

Nils Schmid: Vuçiq ‘ka vite që drejton politikën e mashtrimit’

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD) të Gjermanisë, Nils Schmid, ka deklaruar se Rusia për disa vite ka nxitur trazira në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun. I pyetur se çfarë mund të bëjë qeveria federale gjermane konkretisht në drejtim të stabilizimit të rajonit të Ballkanit, Schmid ka thënë […]