OBSH: Situata në Gazë pothuajse e pamundur të përmirësohet
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/12/gaza.jpg)
Situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë do të jetë pothuajse e pamundur të përmirësohet, ka deklaruara të dielën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim […]
Prishtina zgjedhet “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/12/prishtina.png)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë zyrtarisht të ditur se kryeqyteti i Kosovës është zgjedhur “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024. Kjo gjë do të ndikojë që Prishtina jonë të jetë një destinacion dhe qendër e shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjatë vitit 2024, raporton KosovaPress. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, […]
Narges Mohammadi: Populli iranian do ta mposht autoritarizmin
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/12/narges.jpg)
Populli iranian do ta mposht autoritarizmin dhe shtypjen, ka deklaruar fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi. Në fjalimin e saj, të cilin e dërgoi nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, Mohammadi tha se rezistenca e vazhdueshme dhe mospërdorimi i dhunës janë strategjitë më të mira për të sjellë ndryshim. “Populli iranian, me këmbëngulje, […]
Netanyahu ia shpreh Putinit paknaqësinë për qëndrimet e Rusisë ndaj luftës në Gazë
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/12/netanyahu.jpg)
Në një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kritikuar Rusinë për qëndrimet e saja ndaj luftës që po zhvillohet në Rripin e Gazës. Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në […]
“Ky është terrorizëm”, thotë Papa Françesku për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/11/papa.jpg)
Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”. Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që […]
Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se SHBA po shpenzon shumë për Ukrainën
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/11/usaa.jpg)
Një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike (NORC) ka treguar se 45% e amerikanëve mendojnë se qeveria amerikane po shpenzon shumë për ndihmën dhënë Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Kjo shënon një rënie nga sondazhi gjatë muajit tetor ku këtë mendim e kishin 52% e amerikanëve, megjithatë […]
Petritsch: Është koha të ‘reflektojmë seriozisht’ për çështjet e pazgjidhura në Ballkan
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/11/petritch.jpg)
Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Kosova dhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara. […]
Rajoni i Ballkanit ‘mund t’i rikthehet konflikteve’, thotë raporti i Këshillit të Evropës
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/11/balkaaan.jpg)
Një raport i Këshillit të Evropës alarmon se konfliktet në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen si pasojë e dështimit të vendeve të ish-Jugosllavisë për të trajtuar të kaluarën e tyre. Ndikimi i përparimit ligjor pas këtyre luftërave, si krijimi i tribunalit për krime lufte në Hagë dhe arrestimi dhe dënimi i shumë liderëve politikë […]
Hasani: Draft-Statuti aktual për Asociacionin ‘e fillon zhbërjen e pavarësisë’
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/11/enver.jpg)
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur rreth çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian, e të publikuar së fundmi nga ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani. Në një intervistë për Gazetën Blic, Hasani ka thënë se nëse bëhet ky […]
Kurti: Beogradi i frikësohet dhe e do më shumë Moskën se Brukselin
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2023/11/kurti.jpg)
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në mënyrë paradoksale perëndimi po e shtyn Serbinë drejt Rusisë duke treguar butësi ndaj saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. “Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, bilbili nuk fishkëllehet. A mund ta imagjinoni një arbitër që ka humbur bilbilin dhe tani thjesht ndjek lojtarët? […]