Një raport i Këshillit të Evropës alarmon se konfliktet në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen si pasojë e dështimit të vendeve të ish-Jugosllavisë për të trajtuar të kaluarën e tyre.

Ndikimi i përparimit ligjor pas këtyre luftërave, si krijimi i tribunalit për krime lufte në Hagë dhe arrestimi dhe dënimi i shumë liderëve politikë e ushtarakë përgjegjës për vrasjet masive, po fillon të zbehet dhe pandëshkueshmëria po rikthehet, thuhet në raport, shkruan The Guardian.

Siç transmeton KOHA, dokumenti i publikuar nga komisionerja për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviq, thotë se rajoni për shumë vjet ka pësuar kthim prapa në kërkimin e drejtësisë dhe përgjegjësisë për luftërat brutale të viteve 1990 në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 130 mijë njerëz.

“Pas gjykimeve në Hagë, shumica e personave që u dënuan dhe u njohën si kriminelë të luftës u rikthyen në komunitetet e tyre si heronj”, ka thënë Mijatoviq.

“Koha po mbaron dhe viktimat kanë pritur për një kohë të gjatë. Më keq akoma, narrativat përçarëse dhe urrejtëse që kryesuan luftërat në vitet 1990 janë kthyer dhe po rifitojnë fuqi”, konkludohet në raport. “Kjo jo vetëm që kërcënon pajtimin, por edhe paqen. Dështimi për t’u përballur plotësisht me të kaluarën e dhunshme në rajon ka pasoja shkatërruese për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”.

Raporti thekson gjendjen në pjesët e caktuara të vendeve të Ballkanit të cilat mund të nxisin konflikte të reja.

Zonat e banuara kryesisht me serbë në veri të Kosovës janë dëshmuar kohët e fundit si pika të nxehta për tension, thuhet në raport.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *