Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrest për Putinin

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte. Në deklaratën e gjykatës u tha se urdhërarrestimi është lëshuar edhe për Maria Lvova-Belova, zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila dyshohet […]
Fillon takimi Kurti-Vuçiq në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë filluar takimin e përbashkët në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë. Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, transmeton REL. Në agjendë janë […]
Freedom House: Kosova përparon në të drejtat politike dhe lirinë civile

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë. Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile. Raporti i publikuar […]
Xi Jinping siguron edhe 5 vite mandat si president i Kinës

Udhëheqësi kinez Xi Jinping siguroi të premten një mandat të tretë pesë-vjeçar, gjë që i hap rrugën qëndrimit të tij të përjetshëm në pushtet, në një kohë sfidash të vështira ekonomike dhe tensionesh në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Mbështetja për një mandat të tretë nga Kongresi Kombëtar Popullor ishte e […]
SafeJournalists: Të papranueshme presionet ndaj gazetarëve në Republika Srpska

Rrjeti regjional i gazetarëve të pavarur SafeJournalists njoftoi sot se gazetarët dhe mediat në Republika Srpska në kohët e fundit kanë qenë cak i llojeve të ndryshme të sulmeve dhe presioneve, të cilat i dënoi si të papranueshme. Rrjeti, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, kërkoi që policia […]
Pas takimit me Lajçak, vetëm AAK-ja optimiste karshi marrëveshjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbështetur marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Kosovës dhe Serbisë për të konfirmuar pajtimin e dy palëve karshi propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Të premten, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak takoi në Prishtinë krytarët e tri partive kryesore opozitare. Pas takimit me Lajçak, […]
Lajçak i vlerëson ‘përmbushje të qëllimit’ takimet me opozitën në Kosovë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka vlerësuar si “përmbushje të qëllimit” takimet me liderët e tri partive kryesore opozitare në Kosovë. Të premten, Lajçak ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe së fundmi kreun e […]
Të hyrat nga tatimi, FMN: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor

Raporti më i ri nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka treguar se Kosova është vendi ballkanik me rritjen më të madhe të shënuar në të ardhurat nga tatimet. Përmes një komunikate, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në raportin e FMN thuhet se ‘pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen […]
Lajçak po trajton disa modele ekzistuese për Asociacionin

Janë 16 modele ‘ekzistuese funksionale’ për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë të cilat po i trajton i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. “Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë […]
SHBA nuk pret të ketë dialog me Rusinë

Shtetet e Bashkuara nuk presin që në një të ardhme të afërt të ketë një dialog të nivelit të lartë me Rusinë. Pas bisedës së shkurtër që patën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në takimin e diplomatëve të G20-ës në Indi, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned […]